Ka dalë xhirimi i momentit të vrasjes së një gruaje 42 vjeç nga një vrasëse akull e ftohtë nga afërsia dhe në sy të dhjetëra njerëzve në Brooklyn të New York të martën.
Metropolin amerikan New York e ka kapluar një valë e madhe krimi që megjithëse mohohet nga autoritetet statistikat nuk mund të mohohen. Xhirimet e rasteve të vjedhjeve e dhunës mizore ndaj civilëve po ashtu.
Ky incident ishte mjaft tronditës për shkak të gjakftohtësisë së atentatores femër që i afrohet viktimës së vet si në shëtitje të rastësishme dhe qetësisht nxjerr revolen dhe nga afër shtien në kokë viktimës, gruas 42 vjeç Delia Johnson.
Viktima ishte duke biseduar në rrugë me persona të tjerë që shihen në xhirim si ja mbathin sa më shpejt, ndërsa vrasësja qetë ecën drejt veturës së saj të parkuar afër dhe largohet.
Ky krim i rëndë që ndodhi të martën në mbrëmje vjen pikërisht kur kryetari i New York Bill de Blasio kishte shpallur si të suksesshëm programin e tij ‘vera e sigurt’.
Në New York ka shtim prej 12 % të viktimave nga armët e zjarrit në New York këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.


