Ditën e djeshme Barcelona njoftoi zyrtarisht se Lionel Messi nuk do të jetë më një futbollist blaugranas duke tronditur botën e futbollit.
Edhe pse nuk do të jetë më futbollist i Barcelonës, fanella me numrin 10-të e Messit vazhdon të shitet në dyqanet zyrtare të blaugranasve, pasi klubi ka të drejtë dhe për tre muaj ta shesë fanellën e argjentinasit.
Për këtë arsye tifozët janë rreshtuar në radhë për të siguruar një fanellë të Messit e cila do të jetë e fundit me Barcelonën, pasi tani vlen dhe më shumë. Një situatë e çuditshme ku askush nuk po e kupton se çfarë po ndodh, por shumë shpejt pritet të merret vesh dhe e ardhmja e Messit.


