Tashmë është e ditur se Leo Messi nuk mund të jetë pjesë e Barcelonës.
Lionel Messi është duke dëgjuar ofertat nga klubet që kanë interesim për shërbimet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Përveq interesimit të madh të PSG, ishte raportuar edhe për një interesim të Manchester Cityt dhe një ribashkim të mundshëm të Messit me ish trajnerin e tij, Pep Guardiola.
Megjithatë këtë gjë e mohoi kategorikisht tekniku spanjoll, Guardiola.
Ai tha se kanë shpenzuar tashmë 100 milionë funte dhe se numri 10 i është premtuar Jack Grealish, pasi skuadra e tij beson në të.
“Ne shpenzuam në Jack Grealish dhe ai do të bartë numrin 10 sepse ne kemi besim në të.. dhe mendova se Messi do të qëndronte. Tani Messi nuk është në planet e tona”, tha spanjolli.
?"It is not in our thoughts."
Pep Guardiola answers whether Manchester City could sign Lionel Messi this summer pic.twitter.com/QGoXQAVltX
— Football Daily (@footballdaily) August 6, 2021
/GazetaBlic Sport/


