Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, i ka uruar suksese Memli Krasniqit dhe kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai përmes një postimi në rrjetin sociale “Facebook” u shpreh se secili personalitet duhet ta jap kontributin e tij maksimal në pozitën të cilën e mban!
POSTIMI I PLOTË:
Kryetarit Memli Krasniqi dhe kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës i dëshiroj punë të mbarë e suksese në angazhimin e tyre për rritjen dhe fuqizimin e PDK-së.
Secili personalitet, kushdo qoftë e kudo qoftë, duhet ta jap kontributin e tij maksimal në pozitën të cilën e mban!
SL
/GazetaBlic/


