Lajme

Komisioni për Legjislacion inicion në Kuvend shkarkimin e Driton Muharremit

08/06/2021 13:15
nga:N M

Adnan Rrustemi, kryetar i Komisionit për Legjislacion, ka treguar se në mbledhjen e jashtëzakonshme që ky komision ka mbajtur, unanimisht kanë vendosur që të dërgojnë në parlament inicimin për shkarkim të anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Driton Muharremi.

“Si rezultat i publikim të përgjimeve të cilat flasin për shkelje të rënda të detyrave dhe përgjegjësive si anëtarët i Këshillit Gjyqësor dhe cënimin që ia ka bërë sistemit të gjyqësor në Kosovë, komisioni mori vendim që ti kërkojë seancës shkarkimin e Muharremit”, tha deputeti i VV-së.

Rustemi tha se kanë pritur që Muharremi të jepte dorëheqje, në mënyrë që të mos detyrohet komisioni ta bëj një gjë të tillë, por pasi që ai nuk e bëri, vendimi u mor që ta dërgojnë në seancë për shkarkim.

“Ne konsiderojmë që një person me imazh të tillë nuk mund të qëndrojë në këtë pozitë”, tha Rrustemi.

Qytetarët hezitojnë të vaksinohen, Vitia paralajmëron masa të veçanta