Sporti

Tifozët e Barcelonës sulmojnë Griezmannin: Ti je fajtori për largimin e Messit

08/06/2021 12:31
nga:E K

Tashmë është e ditur se Leo Messi nuk mund të jetë pjesë e Barcelonës.

Edhe zyrtarisht, Lionel Messi është larguar nga Barcelona. Klubi katalunas nuk ka gjetur fonde të mjaftueshme për të rinovuar kontratën me 34-vjeçarin, duke konfirmuar se legjenda do të largohet, përcjell GazetaBlic Sport.

Laporta ka zbuluar se Barcelona kishte marrëveshje me Messin por për shkak të rregullave financiare nga La Liga nuk u lejua nënshkrimi me argjentinasin.

Tifozët e Barcelonës kanë filluar sulmet ndaj Griezmann.

Sipas tyre ai është fajtori kryesor që Messi po largohet nga Barça.

Në qendrën e stërvitjes u pa një numër i konsiderueshëm i fansave katalunas të cilët u dëgjuan duke i thënë francezit, “Ti je fajtori për largimin e Messit”.

/GazetaBlic Sport/