Lionel Messi nuk do të vazhdojë karrierën e tij me Barcelonën.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Barcelonë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas zërave të fundit, Messi do të transferohet tek skuadra e PSG.
Sipas gazetarit italian, njëkohësisht ekspert në transferime, Gianluca di Marzio, kanë nisur kontaktet e para që ta sjellin Messin në Francë dhe PSG shpreson ta bind.
Ai ka tek kjo skuadër edhe shumë shokë dhe kjo mund të jetë një arsyeje që ai të jetë edicionin tjetër në Francë.
/GazetaBlic Sport/


