Pas komunikatës së FC Barcelona që njoftoi se Leo Messi nuk do të vazhdojë më me klubin, një masë edhe më drastike është marrë në faqen e internetit të vetë ekipit, atje ku Leo Messi është fshirë totalisht.
Edhe pse Messi nuk kishte një kontratë me Barcelonën, ai mbeti në skuadër, në pjesën e sulmit. Por kjo mbrëmje ka qenë hera e parë në gati dy dekada që emri dhe fotografia e Leos nuk shfaqen si anëtar i skuadrës së parë të Barçës, përcjell GazetaBlic Sport.
Pjesa tjetër e futbollistëve janë aty: Griezmann, Braithwaite, Dembélé, Ansu Fati dhe dy nënshkrimet, Agüero dhe Memphis, por asnjë shenjë më për ish numrin 10.

/GazetaBlic Sport/


