Lajme

Analisti i njohur bëhet pjesë e kryesisë së PDK-së

08/05/2021 20:10
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur Këshillin Drejtues për formimin e strukturave udhëheqëse të partisë, pas zgjedhjeve të brendshme.

Pjesë e kryesisë së PDK-së, pritet të jetë edhe analisti i njohur Adri Nurllerari, i cili më parë kishte qenë edhe këshilltar i Hashim Thaçit, gjatë kohës sa ky ishte president i Kosovës.

Ai ka vijuar studimet universitare në Universitetin e Tiranës dhe ato pasuniversitare në Cambridge, London School of Economics dhe University College London.

Adri është ish-këshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-së në Shqipëri, ndërkohë që ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës dhe atë të Evropës Juglindore në Tetovë.