Përmbysje radikale në rinovimin e Leo Messit dhe pothuajse që kjo gjë është e pamundur.
Negociatat, të cilat dukeshin të zgjidhura disa ditë më parë, kanë arritur në një pikë pa kthim që duket e pamundur për t’u zgjidhur, shkruan Marca, përcjell GazetaBlic Sport.
Argjentinasi kishte qenë në kontakt të vazhdueshëm me klubin gjatë javëve të fundit dhe dukej se kthimi i tij në Barcelonë ishte për të firmosur kontratën. Por tani raportohet se negociatat kanë shkuar keq në momentin e finalizimit dhe se argjentinasi dhe klubi pritet të ecin në dy rrugë të ndryshme.
Joan Laporta si dhe disa prej veteranëve në skuadër e dinë gjendjen e negociatave dhe tashmë po mendohet mënyra më e mirë për t’ia bërë të ditur publikut që marrëveshja me lojtarin po shkon drejt dështimit. Sipas të përditshmes spanjolle, MARCA gjithçka ka shkuar në mënyrën më të keqe në takimin e sotëm mes përfaqësuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit, pasi palët nuk kanë gjetur dakordësinë për firmën që duket shumë larg, e që tashmë burimet e gazetës e vlerësojnë si të pamundur.


