Sporti

Prishtina – Llapi, mësohet data se kur do të luhet Superkupa e Kosovës

08/05/2021 17:34
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës.

Në një mori diskutimesh e vendimesh të cilat u morën sot, ishte edhe data e Superkupës së Kosovës.

Prishtina dhe Llapi do të luajnë me njëra tjetrën në kuadër të kësaj gare më 17 gusht, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapi, do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të jetë i përfshirë edhe sistemi VAR”, thuhet në njoftimin zyrtar të tyre.