Prishtina kërkon sonte suksesin e radhës në UEFA Conference League.
Bardhekaltërit në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, e mirëpresin skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Konferencës, përcjell GazetaBlic Sport.
Në dy ndeshjet e para të kësaj skuadre të zhvilluara në UEFA Conference League, ka pasur numër të madh të golave.
Fillimisht Prishtina fitoi në ndeshjen e parë ndaj Connah’s Quay me rezultat 4 me1, kurse e humbi ndeshjen e dytë me rezultat 4 me 2.
Kjo nënkupton që Prishtina ka shënuar 6 gola në dy ndeshje, kurse ka pranuar 5 të tilla. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sonte.
/GazetaBlic Sport/


