Lajme

Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen pesë persona

08/05/2021 16:02
nga:Gazeta Blic

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në perferi të qytetit të Podujevës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona, raporton Gazeta Blic.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa është dashur ndërhyrja e ekipeve mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Podujevë-Kërpimeh, saktësisht në fshatin Peran.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe zyrtarë policor, ndërsa mësohet se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.