Sporti

Jep dorëheqje Eroll Salihu

08/05/2021 15:55
nga:N M

Eroll Salihu nuk është me Sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shtëpia e futbollit kosovar ka njoftuar se Salihu e ka ofruar dorëheqjen nga posti i deritashëm.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka liruar atë nga detyra e sekretarit të përgjithshëm dhe e ka emëruar Salihun si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor.