Sporti

Mesfushori Renato Sanches i vetofrohet Juventusit

08/05/2021 15:45
nga:E K

Paraqitjet e mira të Renato Sanchesit në kampionatin evropian “ Euro 2020” kanë bërë që ai të marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Sipas “Calcio Mercato”, agjenti i mesfushorit portugez, Jorge Mendes, ia ka ofruar klientin e tij klubit italian, Juventus.

Në anën tjetër, Juventusi gjithashtu është kërkim të një mesfushori, por prioriteti i tyre mbetet Manuel Locatelli.

Siç raportohet, Lille u ka bërë të ditur klubeve të interesuar për lojtarin 23-vjeçar, se po kërkojnë të paktën 35 milionë euro për ta lënë të lirë portugezin.

Interesim për Sanchesin kanë shprehur Tottenhami, Liverpooli, Milani, dhe Barcelona.