Futbollistja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani do ta ketë rastin që nesër të luftojë për medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Suedia do të përballet me Kanadanë në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Për Suedinë do të jetë titullare, Kosovare Asllani e cila ka rastin e saj për të marrë medalje të artë me Kombëtaren suedeze.
Asllani ishte njëra ndër protagoinstet kryesore te Suedisë në kampanjën e tyre në Lojërat Olimpke ku me golat e saj ndihmoi skuadrën të dalë triumfuese nga duelet me Japoninë.
Ajo nuk e ka fshehur kurrë rrënjët e saja shqiptare ku edhe golat e saj i feston me shqiponjë.
Suedia dhe Kanada ndeshen nesër në orën 4:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale


