Sporti

Festim Krasniqi zyrtarizohet si futbollist i Vëllaznimit

08/04/2021 15:28
nga:Mergim Rreci

Festim Krasniqi është lojtari i fundit që zyrtarizohet nga skuadra e Vëllaznimit.

Ashtu siç kishte raportuar GazetaBlic Sport, ai  do të jetë lojtar i Vëllaznimit për një vjet, pasi sot nënshkroi edhe kontratën e re.

Vëllaznimi nuk ka të ndalur, pranë transferimit të futbollistit të njohur kosovar

Në të kaluarën, sulmuesi ka luajtur në skuadra të njohura siç janë ajo e Prishtinës, Dritës, Llapit, Besës, derisa edicionin e kaluar ishte pjesë e Malishevës.