Skuadra e Interit ka njoftuar se në këtë mëngjes Christian Eriksen shkoi në Qendrën e Trajnimit Suning në Appiano Gentile.
Mesfushori danez, u takua me gjithë stafin e pranishëm dhe se klubi ka njoftuar se ai është mirë dhe në gjendje të shkëlqyer psiko-fizike, përcjell GazetaBlic Sport.
Në njoftimin e klubit poashtu thuhet se Eriksen do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të propozuar nga mjekët danezë në Kopenhagë, të cilët do të koordinojnë të gjithë vijueshmërinë e tij klinike, duke mbajtur gjithmonë të informuar stafin mjekësor të klubit.
? | COMUNICATO
Christian Eriksen ad Appiano: l'incontro con i compagni e le sue condizioni ?https://t.co/bCTsnGmaB6
— Inter ??? (@Inter) August 4, 2021


