Lajme

Ky pritet të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Gjakovës

08/04/2021 14:04
nga:Genita C

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bernard Nikaj, pritet të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Gjakovës.

“Epoka e re” ka mësuar nga burimet e saja, se Nikaj pritet të nominohet nga Kryesia e degës së kësaj partie brenda pak ditësh.

Gjithashtu Nikaj pritet të zgjidhet edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike nesër (e enjte) ku pritet të zgjidhët kryesia e re.