Gjyqtari anglez, Anthony Taylor ishte njëri ndër protagonistët kryesor gjatë sulmit kardiak të Christian Eriksen që kishte në zemër.
Taylor ishte gjyqtar për ndeshjen Danimarkë-Finlandë në Euro-2020 dhe duhej të menaxhonte arrestin kardiak të danezit Christian Eriksen dhe këtë e bëri shumë mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ishte ndoshta më meritori që sot Christian Eriksen është gjallë, sepse reagimi i tij i menjëhershëm bëri që stafi të jetë pranë futbollistit në kohën e duhur.
“Heronjtë e vërtetë të asaj situate nuk ishin vetëm stafi mjekësor që kryen manovrat e ringjalljes dhe përdorën defibrilatorin në dispozicion, por edhe kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer. Ai në fakt filloi të jap ndihmën e parë ndërsa ne prisnim të mbërrinin ekipet mjekësore”, tha ai, duke kujtuar atë pasdite në Kopenhagen.



