Showtime

Dafina e Ledri sërish bashkë në skenë dhe Geek ka diçka për të thënë!

08/03/2021 18:51
nga:Genita C

Ledri dhe Dafina po bëhen sërish bashkë (profesionalisht, gjithmonë).

Dyshja e njohur që ndër vite anë sjellë edhe projekte me njëri-tjetrin nuk do e kalojnë verën pa e ndarë skenën.

Ata do t’i rikthehen sërish koncerteve si një tandem i përbashkt në Prishtinë duke performuar nesër në klubin më të ri të hapur në kryeqytet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)


Paralajmërimin e ka bërë Dafina përmes një postimi në rrjete sociale, në të cilin ka pasur reagim edhe nga i dashuri aktual i Dafinës, DJ Geek.

Ai ka dërguar disa emoji që paralajmërojnë se atmosfera do të jetë “shpërthyese” nesër në kryeqytet.

Tashmë kur s’ka asgjë personale por vetëm çështje pune, është e sigurt që vështirë do gjendej një dyshe që mbledh më shumë e krijon më tepër atmosferë se kjo e dy artistëve që kanë pasur këtë vit, një prej më të mirëve në karrierë  duke dëshmuar se janë këtu për gjatë. /Prive.al