Një vetaksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Babush .
Në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë që ishte duke transportuar një veturë, e cila ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.
Mehmeti deklaroi se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.
“Bazuar në informacionet nga njësia në terren sot më datë 03.08.2021 rreth orës 14:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në afërsi të lokacionit Babush. Në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë që ishte duke e transportuar një veturë dhe për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga. Në vetaksident nuk ka të lënduar”, ka deklaruar Mehmeti.
Mjeku amerikan tregon pamjet me rreze X: Ja sa jua mbron vaksinimi mushkëritë


