Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti në 100 ditëshin e parë të punës.
Sipas saj, kjo përiudh është përcjellur me shumë skandale dhe dështime, për çka ajo vlerëson se janë zhgënjyer qytetarët e vendit.
Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka arritur të bëjë asnjë të mirë për vendin për gjatë kësaj kohe, përderisa ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti, për mashtrim të qytetarëve.
Qeveria Kurti në 100 ditëshin e parë të udhëheqjes së shtetit do të mbahet mend si qeveria me e dobët në histori të drejtimit të vendit. Gjatë kësaj përiudhe qytetarët e vendit nuk kanë parë asnjë vendim të mirë e që do të mund të krenoheshin me punën e kësaj qeverie. 100 ditë dëshprim dhe zhgënjim të madh për qytetarët. Më pak fjalë kështu mund të përshkruhet puna dhe angazhimi i Qeverisë Kurti në këtë përiudh. Një qasje arrogante me pushtetin dhe aspak shpresëdhënëse për qytetarët. Fare nuk flitet për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenie, kjo sepse janë fokusuar në kapje të shtetit, përmes shkarkimeve të bordeve dhe punësimeve të familjarëve në pozita kyçe, punësime këto që po ndodhin edhe këto ditë si rasti i motrës dhe vajza e agjës së Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, që janë punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ajo.
Sipas deputetes Krasniqi, Qeveria Kurti ka dështuar edhe në menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe në procesin e vaksinimit.
“E mënaxhuan në mënyrën me të keqe situatën me pandeminë, që për pasojë tani kemi rritjen e rasteve të infektimit me virusin Covid-19. Kjo për faktin se në krye të vendit kemi njerëz që ju mungon përvoja dhe guximi për të vepruar. Situatë me të mirë nuk kemi as me procesin e vaksinimit, i cili është përcjellur me shumë vështirësi për qytetarët, ne fillim nuk kishte doza të mjaftueshme për vaksinim, tani në sistemin elektronik nuk ka termine të lira për tu vaksinuar. Nuk mund të bëhet fjalë për vaksinim masiv, derisa nuk iu mundësohet vaksinimi qytetarëve. Pastaj, mos vaksinimi gjatë vikendit është një tjetër vendim paradoksal i kësaj qeverie e cila ka ven zotime në plan program për vaksinimin e 60% të popullsisë, e me këtë qasje dhe me këtë angazhim që e keni treguar, ua bëj me dije se jeni shumë largë vaksinimit të popullsisë në këtë përqindje. Z. Vitija, marrë për bazë faktin se ka qenë i planifikuar procesi i vaksinimit krahas menaxhimit të pandemisë, nuk është dashur të largohen nga puna mbi 300 punonjës shëndetësor me arsyetimin se janë zvogëluar rastet e infektimit dhe nuk ka nevojë më për angazhimin e tyre, sepse ne e shohim se tani është angazhuar staf shtesë në këtë proces dhe më mirë do të ishte që të vazhdonin kontributin e tyre ata që janë angazhuar në momentet me kritike të përballjes me pandeminë”, u shpreh ajo.
Po ashtu ajo ka përmendur edhe shtrejtimin e çmimeve për produktet bazike ushqimore, për çka akuzon qeverinë për mos veprim, derisa thotë se ua ka rënduar barren pensionistëve me zvogëlimin e pensioneve.
“Në 100 ditëshin e parë kjo qeveri vendosi t’ia rëndoj edhe më tepër barren ekonomike, shëndetësore e sociale për pensionistët, duke ua zvogëluar pensionet në vlerë prej 20 euro, nga 120 euro sa ishin gjatë qeverisjes Hoti. Një vendim i dëmshem dhe jonjerëzor, veçanërisht për javët dhe muajt e fundit kur shohim një shtrenjëtim të jashtëzakonshëm të produkteve ushqimore. A keni menduar çka mund të sigurojë nga ushqimi me 100 euro një pensionist, pa llogaritur edhe medikamentet që i kanë të nevojshme? Sigurisht nuk mendoni fare për ta, sepse po të kishit menduar nuk do t’ua zvogëlonit pensionet që edhe ashtu nuk ju mjaftojnë për të plotësuar nevojat e tyre.
➢ Keni dështuar të parandaloni shtrejtimin e skajshëm të produkteve bazike dhe nuk keni pasur asnjë reagim në këtë drejtim. Është përgjegjësi e juaj z. Kurti që të ndikoni në rregullimin e çmimeve të tregut, sepse nuk korrespodojnë me standartet e jetesës së qytetarëve të vendit tonë. Vepro Kryeministër sepse nuk jeni aty për të bërë demagogji”, u shpreh deputetja Krasniqi.
Në këtë seancë ku po diskutohet për 100 ditëshin e punës së qeverisë, Krasniqi ka pyetur Kurtin edhe lidhur me angazhimi e detyrueshëm ushtarak, temë kjo e cila ishte hapur para zgjedhjeve të 14 shkurtit, por më nuk ëdhtë diskutuar nga ana e qeverisë aktuale. / Gazeta Blic


