Sporti

Bylbyl Sokoli: Prishtina mund të kualifikohet tutje në UEFA Conference League

08/03/2021 12:33
nga:Mergim Rreci

Prishtina po vazhdon me shumë sukses aventurën e saj në UEFA Conference League.

Skuadra kosovare arriti që në raundin e dytë ta kaloi skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads dhe tashmë në raundin e tretë do të përballet me Bodo-Glimt, shkruan GazetaBlic Sport.

Parashikohet të jetë një ndeshje e vështirë për skuadrën tonë, por që natyrisht edhe Prishtina ka treguar potencialin e saj dhe se një kualifikim tutje nuk është i pamundur.

Analisti dhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, tha për GazetaBlic Sport tha se mendon që Prishtina mund të kalojë tutje dhe se beson që do të ketë paraqitje dinjitoze.

“Jam optimist që Prishtina do të paraqitet shumë denjësisht në këtë takim, shpresoj që kanë marrur të gjitha masat dhe pse mos të mos kalohet edhe ky raund. Besoj shumë që skuadra kosovare do të ketë një performancë të duhur për këtë nivel garash dhe se do të jetë ajo që do të triumfojë në fund”, tha Sokoli.

Ndeshja e parë në mes Prishtinës dhe Bodo-Glimt do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaBlic Sport/