Sporti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfojnë ndaj Spanjës, sigurojnë gjysmëfinalen në “Lojëra Olimpike”

08/03/2021 08:42
nga:Mergim Rreci

Spanja ka qenë rivalja më e madhe ndërkombëtare e SHBA-së për më shumë se një dekadë në basketboll.

Sot të dy kombëtaret u takuan përsëri në Lojërat Olimpike, me amerikanët që fituan këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan me rezultat 95 – 81, me Kevin Durant që ishte basketbollisti më i dalluar me 29 pikë.

Në anën tjetër, tek Spanja shkëlqeu Ricky Rubio me 38 pikë të shënuara, por që nuk mjaftuan për ta fituar ndeshjen.

Spanja tani është eliminuar nga turneu, kurse SHBA pret fituesin në ndeshjen Argjentinë – Australi për t’u përballur në gjysmëfinalen e madhe.