10:00 Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” sh.a., për vitin 2020. Të ftuar: Kryeshefi ekzekutiv dhe Kryesuesi i Bordit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
10:00 Mbahet tryezë diskutimi me temën “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë) Reklamë
10:00 Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare)
11:00 Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT, lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:00 Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raporton Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
11:00 Kryetarit të PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Sheshi Shatërvan, Prizren)
14:00 Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301)