Showtime

“I çmende grekët me bukurinë tënde”, moderatorja shqiptare super “hot” me bikini

08/02/2021 18:47
nga:Genita C

Moderatorja Alesia Bami prej disa ditë po shijon pushimet në Greqi, në vendin luksoz, Mykonos.

Alesia ka publikuar një fotografi në “Instagram” ku shfaqet me rroba banje blu, që i theksojnë mjaft bukur format trupore bombastike dhe mban veshur një palë shapka dhe një kapele në kokë.

E si gjithmonë kanë “shpërthyer” komplimentet për Bamin! “I çmende grekët andej me bukurinë tënde”, është një ndër komentet e fansave.