Granit Xhaka është shprehur i lumtur pas golit të shënuar ndaj Chelseat.
Mesfushori shqiptar realizoi një gol me kokë, por ishte i pamjaftueshëm pasi Arsenal e humbi ndeshjen me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Xhaka i cili ishte përfolur shumë për një largim nga Emirates duket se do të qëndrojë edhe për një vit në Londër, këtë e konfirmoi edhe trajneri i Arsenalit, Mikel
Arteta, i cili tha se Xhaka është lojtar kyç i kësaj skuadre.
Xhaka reagoi në Facebook pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Chelseat.
Ai tha se është ndjenjë e mirë të jesh përsëri në shtëpi.
“Ndjenjë e mirë të jesh në shtëpi”, ka shkruar Xhaka në Facebook.
/GazetaBlic Sport/