Showtime

Çfarë i ndodhi? Enca anulon të gjitha koncertet

08/01/2021 18:26
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, ka qenë shumë aktive me projekte muzikore qysh nga fillimi i këtij viti.

Këngët e saj u bënë hit për një kohë të shkurt dhe fansat mezi pritën ta shohin në koncerte, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, ajo ka anuluar të gjitha koncertet duke mos treguar arsye.

Kjo u bë e ditur nga vet këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Per te gjithe fansat qe mezi presin te me shohin ne koncerte, do shihemi shume shpejt sezonin tjeter. Mezi pres dhe une.Ps. Nuk do te jem ne Durres sonte”, ka shkruar këngëtarja./GazetaBlic/