Kampioni i Italisë, Inter, ka shprehur interesim për sulmuesin, Joaquin Correa.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Inter është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Lazios, Correa, dhe pritet të nënshkruajnë këtë afat kalimtar me të, përcjell GazetaBlic Sport.
‘Nerazzurët’ e shohin atë si një zëvendësues të Lautaro Martinez i cili mund të largohet pas interesimit të Arsenal dhe Atletico Madrid.
26 vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje në sezonin e kaluar duke realizuar 11 gola dhe bërë 6 asistime.
/GazetaBlic Sport/