Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 në Kosovë.
Në bazë të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 100 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 2 mijëe 849 testime.
Në njoftim bëhet e ditur se janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 660.
Ndërkaq numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 539.


