Sporti

Odriozola rezulton pozitiv me koronavirus

07/31/2021 21:34
nga:E K

Lojtari i Real Madridit, Alvaro Odriozola, është testuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar klubi spanjoll përmes një komunikate zyrtare, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid nuk ka zbuluar shumë detaje përveq faktit se lojtari spanjoll ka rezultuar pozitiv.

“Real Madrid CF komunikon se lojtari ynë Alvaro Odriozola ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruan Real Madrid në komunikatën zyrtare.

/GazetaBlic Sport/