brozovic
Sporti

Brozovic nuk rinovon me Interin, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij

07/31/2021 18:47
nga:E K

E ardhmja e Marcelo Brozovic mbetet e paqartë.

Mesfushori kroat nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Brozovic tashmë është në vitin e fundit të kontratës së tij me Inter e cila skadon me 30 qershor të vitit 2022.

Megjithatë mesfushori i Inter nuk ka nënshkruar akoma kontratë të re me kampionët e Italisë pavarësisht se ‘Nerazzurët‘ e dëshirojnë atë në ekip.

Në rast se ai nuk e vazhdon kontratën kroati mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit tjetër.

Interesim për 28 vjeçarin kanë shprehur skuadra si Barcelona dhe Manchester United.

/GazetaBlic Sport/