Rivalët e Londrës, Arsenal dhe Tottenham kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit, Lautaro Martinez.
Sipas ‘The Athletic‘ të dy skuadrat nga kryeqyteti i Anglisë janë të interesuara të nënshkruajnë me të gjatë këtij afati kalimtar veror, shkruan GazetaBlic Sport.
“Gunners” janë duke kërkuar një sulmues të klasit botëror dhe e shohin Martinezin si zgjidhje ideale, kurse në anën tjetër ‘Spurs‘ do të lëvizin për të në rast se largohet Harry Kane.
Inter nuk është e gatshme t’a shes sulmuesin, por një ofertë me çmim të lartë mund të ndryshojë mendjen e ‘Nerazzurëve‘ të cilët janë në krizë financiare.
Martinez në sezonin e kaluar zhvilloi 48 ndeshje me Inter dhe shënoi 19 gola dhe bëri 11 asistime.
/GazetaBlic Sport/


