Sporti

Guardiola ‘sakrifikon’ Silvan për Grealishin

07/31/2021 16:39
nga:E K

Guardiola e do me çdo kusht Jack Grealish në skuadrën e tij.

Për të transferuar mesfushorin anglez, trajneri spanjoll mund të ‘sakrifikoj’ Bernardo Silvan, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Citizens’ tashmë kanë bërë një ofertë prej 75 milionë eurosh për Grealish e cila u refuzua nga Aston Villa të cilët kërkojnë të paktën 100 milionë për t’a lënë të lirë yllin e skuadrës.

Përveq Bernardo Silvas i cili pritet të largohet në drejtim të Spanjës, edhe emra të tjerë te skuadra e Cityt si Mahrez, Jesus apo Sterling janë përfolur për një largim të mundshëm nga kampioni në fuqi i Anglisë.

/GazetaBlic Sport/