Lajme

Njofton Klinaku: Familjes së Hysni Gucatit nuk po i lëshohen vizat për ta vizituar

07/31/2021 12:13
nga:Y I

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se familjes Gucati nuk po i lëshohen vizat për ta vizituar Hysni Gucatin, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Klinaku, ka postuar përgjigjen e autoriteteve holandeze, ku u është njoftuar arsyeja se pse nuk u është lëshuar viza atyre.

Ai thotë se familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare, e që sipas tij, ka tendencë marrë parasysh se autoritetet holandeze e kanë të ditur që shpenzimet i paguan shteti i Kosovës.

Njoftimi i plotë: