Sporti

Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City, kjo pritet të jetë e ardhmja e tij

07/31/2021 11:42
nga:Mergim Rreci

Pas një pushimi të gjatë, Bernardo Silva tashmë është bërë pjesë e punës para-sezonale të Manchester City, por kthimi i mesfushorit portugez në Angli mund të jetë jetëshkurtër.

Sipas Daily Mail, 26-vjeçari portugez tashmë e ka bërë të ditur se ai synon të largohet nga kampioni anglez, duke ndjerë se nuk është më pjesë e opsioneve të para të Pep Guardiolas, përcjell GazetaBlic Sport.

Drejtuesit e Manchester Cityt po përgatiten të transferojnë Jack Grealish nga Aston Villa, me mesfushorin që është një opsion më shumë (luksoz) nga Guardiola në të njëjtën zonë të fushës ku luan Bernardo Silva.

Në Spanjë, Barcelona dhe Atlético Madrid po ndjekin nga afër situatën dhe mund të dalin me oferta së shpejti.

/GazetaBlic Sport/