Sporti

Spnjolli Busta i dha leksione Djokovicit, ky i fundit bëri këtë veprim aspak sportiv

07/31/2021 11:23
nga:Mergim Rreci

Novak Djokovic ka dështuar totalisht në Lojëra Olimpike.

Ai sot ka humbur edhe ndeshjen për vendin e tretë, andaj nuk ka arritur që t’i siguroi asnjë medalje vendit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai sot u mposht nga tensiti spanjoll, Carreno Busta me rezultat 2 me 1 në sete.

Tensisti spanjoll e dominoi plotësisht ndeshjen ndaj Djokovic dhe madje e bëri atë disa herë shumë nervoz me lojën e tij.

Djokovic e hodhi reketin e tij në drejtim të publikut në një rast, kurse e goditi rrjetën dy apo tri herë gjatë ndeshjes me të. Kjo sjellje nuk është natyrshisht aspak sportive, megjithatë dështimi i madh që kishte tenisti serb e bëri të veten.