Sporti

Musa Hajdari garon në Lojërat Olimpike, ky ishte rezultati i tij

07/31/2021 09:24
nga:Mergim Rreci

Musa Hajdari, garoi sot në Lojërat Olimpike Tokio 2020, disiplina e 800 metrave.

Garuesi kreu garën për 1:48.96 minuta, që e rendit në vendin 43 nga 48 garues, pa pasur mundësi të kualifikohet në gjysmëfinale, përcjell GazetaBlic Sport.

Për Hajdarin ishte pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.

Të pranishëm për ta përkrahur Musa Hajdarin në stadiumin Olimpik të Tokios ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani.

/GazetaBlic Sport/