Lajme

Haradinaj: Me shqetësim po ndjekim situatën në Turqi, Kosova të jetë e gatshme për të ofruar ndihmë

07/31/2021 08:28
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se po e ndjekin me shqetësim situatën e zjarreve në Turqi, raporton Gazeta Blic.

Hardinaj thotë se institutionet e Kosovës duhet të jenë të gatshme për të ofruar ndohmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Me shqetësim po përcjellim lajmet për zjarret shkatërruese që kanë kapluar Turqinë.

Institucionet e Kosovës të jenë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
RH