Lajme

Një zjarr i madh përfshin Ksamilin, i afrohet shtëpive të banimit

07/30/2021 22:46
nga:N M

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Ksamil, ku janë djegur shkurre,ullishte dhe drufrutore.

Sikurse nga pamjet e siguruara nga Top Channel, zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa pranë tij ndodhen edhe banesa.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 15 forca zjarrfikëse dhe 8 forca vullnetare. Situata në Ksamil ka dalë jashtë kontrolli pasi terreni është shumë i vështirë dhe kërkohet ndihmë me forca ushtarake./tch/