Lajme

Gjithçka e kryer: Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut

07/30/2021 21:10
nga:N M

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nesër do e zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Mitrovicës së Jugut, shkruan Gazeta Blic.

Burime të Gazeta Blic, kanë bërë të ditur se tashmë gjithçka është e kryer: Bedri Hamza do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

“Po, gjithçka është gati. Nesër Bedri Hamza e zyrtarizon kandidaturën”, i ka thënë ky burim – Gazetës Blic.

Në anën tjetër, vajza e deputetit Hamza, gjatë ditës ka publikuar fotografi të babait të saj, duke shkruar: Për Mitrovicën.

Ja kë pritet që PDK ta kandidojë për kryetare të Podujevës!

Bedri Hamza, kandidat për kryetar të Mitrovicës?