Sporti

Trippier i vendosur t’i bashkohet Manchester Unitedit

07/30/2021 22:56
nga:E K

Mbrojtësi anglez, Kierian Trippier, ka bërë të qartë synimin e tij për këtë verë.

Trippier është i vendosur t’i bashkohet klubit anglez, Manchester United, dhe për këtë do të pres deri në ditët e fundit të merkatos verore, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Djajtë e Kuq’ poashtu janë të interesuar për shërbimet e anësorit anglez, por fillimisht raportohet se duhet të shesin disa lojtar pasi kanë shpenzuar 130 milionë për Jadon Sanchon dhe Raphael Varane.

Raportohet se transferimi i tij mund të ndodh në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

/GazetaBlic Sport/