Pas rinovimit të kontratës së Carvajal, Real Madrid po përgadit kontratë të re edhe për sulmuesin francez, Karim Benzema.
Carvajal ditë më parë nënshkroi kontratë me ‘Los Blancos‘ deri në vitin 2025, pas tij Real Madrid po synon të rinovoj kontratën edhe me Karim Benzeman, shkruan GazetaBlic Sport.
Aktualisht kontrata e Benzemas me Real Madridin zgjatë deri në vitin 2022, dhe sipas ‘Mundo Deportivo’ palët kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së bashkëpunimit.
Sipas këtij mediumi spanjoll, marrëveshja do të bëhet zyrtare pasiqë Benzema të rikthehet në Madrid nga Lyoni aty ku po qëndron i izoluar pasi është testuar pozitiv me koronavirus.
Lojtarëve të tjerë si Marcelo, Bale dhe Isco të cilët poashtu kanë kontratë deri në vitin 2022, nuk do t’u ofrohen marrëveshje të reja.
/GazetaBlic Sport/


