Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se nesër duke filluar nga ora 19:00, ka organizuar ndejë me aktivistë dhe mbështetës të partisë që ai drejton.
Kjo ndejë do të mbahet në rrugën “Bajram Kelmendi’, aty ku janë zhvendosur edhe zyret e PSD-së.
Shkrimi i plotë:
Të dashur aktivistë e mbështetës të PSD-së,
Ky është viti më aktiv i PSD-së. Organizuam dhjetëra aksione e aktivitete në kundërshtim të shumë politikave të mbrapshta të këtij pushteti populist.
Kritika dhe qasja jonë ndaj pushtetit po kuptimësohet, ndërsa radhët tona po shtohen çdo ditë e më shumë.
Për tu takuar me njëri tjetrin, ne kemi organizuar një ndejë në zyret e reja të PSD-së. Ju ftoj secilin prej juve që të na bashkoheni nesër nga ora 19:00.



