Lajme

Kelmendi kritikon ashpër opozitën në Kosovë – shkak “Open Balkan”

07/30/2021 17:49
nga:N M

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka kritikuar ashpër partitë opozitare në Kosovë, më konkretisht LDK-në, PDK-në e AAK-në. Krejt kjo për shkak se nuk kanë dhënë një qëndrim të qartë rreth marrëveshjes se “Open Balkan” apo (Minishengenit).

Kelmendi shkruan se është dëshpërues strucimi opozitar ndaj çështjeve të mëdha.

Sipas tij nuk ka asnjë qëndrim ose analizë e thelluar për çështjen e “Open Balkans” (Schengenit Ballkanik) dhe mallkimin e kryeministrit të Shqipërisë.

“Hej, bëhet fjalë për një iniciativë të madhe të cilës iu janë bashkuar tre prej katër fqinjve të Kosovës!”, shkruan ai në Facebook.

Haradinaj sulmon sërish Qeverinë Kurti: Lazdrim që po kalon në arrogancë
Ai potencon se kjo marrëveshje është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, derisa përmend edhe etiketimet që po i bëhën kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama.

“Bëhet fjalë për një marrëveshje/zotim që Kosova e ka nënshkruar me SHBA-në në Shtëpinë e Bardhë (reminder: pa atë shtëpi s’do ta kishim sot as lirinë, as pavarësinë)! Bëhet fjalë për një iniciativë në të cilën bën pjesë edhe shteti amë/vëlla! Bëhet fjalë për etiketimin si tradhëtar të kryeministrit të Shqipërisë, njeriut që ka marrë sërish rreth 50 % të votave (reminder: në shtetin amë/vëlla)!”.

Ndërkohë në reagimin e tij ai ka përmendur edhe çështjen e opozitarizmit në të kalurën dhe tash.

“Nëse doni ta kuptoni pse ju sot jeni opozitë e vogël dhe pse një ish-opozitë e vogël udhëheq me rreth 50 % është pikërisht e kundërta që ju po bëni – kjo ish-opozitë që sot është në pushtet kurrë nuk ka hezituar t’i bëjë të ditura qëndrimet e veta, pavarësisht disponimit të masës”, tha ai.