Suedia ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Japonisë në Lojëra Olimpike.
Kombëtarja e Suedisë triumfoi me rezultat 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosovare Asllani shënoi gol në këtë takim nga penalltia, gol ky që u realizua në minutën e 68-të.
Tashmë Suedia është në gjysmëfinale, atje ku do të përballet me kombëtaren e Australisë.
/GazetaBlic Sport/


