Lajme

Bujqit në Kryeqytet hiqen nga lista e kompensimit të dëmeve nga breshëri, reagon Daut Haradinaj

07/30/2021 11:29
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se është informuar nga bujqit që këta të fundit janë larguar nga lista e kompensimit të dëmeve nga breshëri i vitit të kaluar.

Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka bërë thirrje ministrit Peci që ta rikthej atë vendim dhe t’i kompensojë bujqit.

Reagimi i plotë:

Gjatë vizitave të shpeshta tek bujqit e Kryeqytetit u informova që Ministria e Bujqësisë ka larguar Prishtinën nga lista e kompensimit të dëmëve nga breshëri i vitit të kaluar, edhe përkundër premtimeve të shumta të ministrit Peci që kjo çështje do të rregullohet.

I bëj apel ministrit që ta rikthejë atë vendim dhe t’i kompensojë ato familje që me duart e tyre të arta e mbushin sofrën e çdo familje.

Për Qeverinë është pak por për bujqit është shumë!