Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka lënë të kuptohet se dëshiron të bashkohet me Jose Mourinhon te Roma, por “Giallorossët” nuk kanë arritur akoma marrëveshje me Arsenalin.
Drejtuesit e Romës kanë qenë në bisedime të avancuara me “Topçinjtë” për disa javë tani, por të dyja palët nuk kanë arritur një marrëveshje mbi çmimin e lojtarit, përcjell GazetaBlic Sport.
Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se Roma ka ofruar 15 milionë euro bonus, por Arsenali kërkon të paktën 20 milionë euro. Sipas La Gazzetta dello Sport, çmimi i kërkuar i Topçinjve është saktësisht 23 milionë euro.
Roma tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me kapitenin zviceran, i cili pritet të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, 2.5 milion € në vit dhe ka informuar Topçinjtë se ai dëshiron të transferohet në Romë.
Nuk është sekret që Xhaka dëshiron të bashkohet me Romën, por Giallorossi mund të ketë nevojë për më shumë se disa pëlqime në mediat sociale për të bindur Topçinjtë.
/GazetaBlic Sport/


