Lajme

Haradinaj për Kurtin: Shet patriotizëm në negociata dhe heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendorë prej Serbisë

07/30/2021 09:25
nga:Y I

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për shfuqizimin e vendimit për marrjen e masave mbrojtëse antidamping për mbrojtjen e industrisë së materialit ndërtimor që kishte marrë ai derisa ishte në krye të ekzekutivit.

Haradinaj e ka quajtur këtë vazhdimësi të mashtrimit të Kurtit.

“Mashtrimi vazhdon! Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendorë nga prodhimet serbe” shkruan Haradinaj në facebook.

Reagimi i plotë:

Mashtrimi vazhdon!

Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës.

Mjaft mashtrimit!
RH